Pas tërmeteve shkatërrimtare me magnitudë 7.7 dhe 7.6 që ndodhën në Kahramanmaraş, edhe banorët e Stambollit u shqetësuan së tepërmi se qyteti i tyre mund të ishte i radhës që do të përjetonte të njëjtën gjë.
Shqetësimi i tyre është rritur edhe më shumë pas paralajmërimeve të ekspertëve se kryeqendra e Turqisë do të përjetojë në vitet në vijim një tërmet apokaliptik, për shkak të pozicionit sipër pllakave tektonike.
Kjo ka bërë që banorët e tij të kthejnë sytë drejt të ashtuquajturve “qytete të sigurta”, njëra prej të cilave është Kırklareli. Në këtë provincë, që sipas sizmologëve, nuk rrezikohet nga tërmetet në Turqi, ka pasur kërkesa intensive për banesa dhe toka.
Çmimet e shtëpive dhe tokave u trefishuan në lagjet “Lüleburgaz”, “Babaeski” dhe “Vize”, ndërsa në zonë nuk gjen më banesa me qira, por vetëm në shitje.
Një banesë me qira në këto zona kap shifrat nga 4 mijë deri në 7 mijë lira, ndërkohë përsa i përket banesave në shitje, ato kapin shifra stratosferike, ku nga 300 mijë lira që kushtonin deri para tërmetit, tanimë shifrat kapin vlerën e 1.5-2 milionë lira turke. (A2 Televizion)