Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Balıkesir-Manisa në Turqi, ku një makinë goditi nga pas një kamion, që lëvizte në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë humbur jetën në vend dhe gjashtë të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendin e ngjarjes shkuan ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit, për të nxjerrë trupat e viktimave, pasi automjeti ishte dëmtuar shumë rëndë. Në ngjarje humbën jetën Hatices dhe Hasibe Şevik.
Të plagosur mbetën Yiğit Selim Ceylan dhe Mehmet Sevik. Po ashtu Sevgi Şahan, Miray Şevik, Ebrar Tenekeci dhe shoferi Bekir Şevik. (A2 Televizion)