Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Rrëfimi tronditës: Babai abuzoi me mua kur isha 4 vjeç, mendoja se ishte normale. Më trajtonte si gruan e tij

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 12:10 | Bota

Një 26-vjeçare nga West Yorkshire i Anglisë, Jordanna-Leigh Evans, ka gjetur forcën dhe ka rrëfyer abuzimin që ajo ka pësuar nga babai i saj pedofil që në moshën 4-vjeçare, me synimin për të ndihmuar persona të tjerë që mund të gjenden në situatë të ngjashme.

Ajo ka rrëfyer se babai i saj David Evans ka nisur të abuzojë me të seksualisht që kur ishte vetëm 4 vjeçe dhe mendonte se ishte diçka normale, pasi nuk kishte asnjë informacion. Jordanna-Leigh zbuloi se makthi i saj mori fund vetëm në momentin kur një mik i saj u tregua i vëmendshëm dhe pa në trupin e vajzës shenja mavijosje.

“Ai më trajtonte më shumë si gruan e tij, edhe pse isha vajza e tij. Ndihesha sikur ishte brenda një kulti, pasi bota ime ishin pikërisht ato gjëra që ai m'i mësonte dhe nuk ishin të drejta”, ka treguar vajza.

David kontrollonte totalisht jetën e vajzës së tij. Ajo tregon se babai i saj e detyronte atë të shihte video për të rritur.

“Isha shumë e re për të kuptuar pornografinë, por gjithsesi më dukej shqetësuese. Ai vazhdonte dhe më thoshte se i bënte të gjitha këto pasi më donte. Unë isha një fëmijë, por arrija t’i fshihja emocionet”.

Jordanna-Leigh ishte e izoluar totalisht dhe në momentin që ajo gjeti një shok erdhi dhe ndryshimi ekstrem. Pasi pa mavijosje në këmbët e vajzës, ai njoftoi policinë dhe vajza u dërgua menjëherë te një psikologe, teksa në atë kohë ishte vetëm 12 vjeç.

David Evans sulmoi seksualisht edhe vajzë të tjera të mitura dhe për krimet e kryera tashmë ai është në burg dhe po vuan dënimin me 8 vite. Sot, Jordanna-Leigh Evans është nënë e dy fëmijëve dhe tregon se ka një përkujdesje të jashtëzakonshme për ta. “Nuk do të lejojë të më njollosë jetën më ajo që më bëri babai. Asnjë njeri në botë nuk uroj ta kalojë atë që më ka ndodhur mua. Dhurata më e madhe që kam marrë ndonjëherë janë dy fëmijët e mi. Ata i japin kuptim jetës sime”, rrëfeu për mediat britanike Jordanna-Leigh Evans.

https://a2news.com/2023/02/01/rrefimi-trondites-para-papa-franceskut-me-kane-perdhunuar-dhe-me-detyruan-te-ha-mish-njeriu/
https://a2news.com/2023/01/13/perdhunoi-dhe-vrau-ne-1975-n-mbesen-e-ish-partneres-qe-e-braktisi-74-vjecari-denohet-me-25-vjet-burg/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi