Rreziku i pesticideve nën mbeturinat e tërmetit, ekspertët: Nëse përzihen me ujin e pijshëm, do të shkaktojnë një katastrofë

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 10:53 | Bota
Rreziku i pesticideve nën mbeturinat e tërmetit, ekspertët:

Güven Özdemir, Presidenti i Dhomës së Inxhinierëve Bujqësorë në Kilis, tha se pesticidet e mbetura nën mbeturinat e lëna nga tërmeti, paraqesin një kërcënim serioz për ujin e pijshëm.

Özdemir tha se është e nevojshme dhe urgjente që sa më shpejt të jetë e mundur, pesticidet që janë nën gropë, të mblidhen dhe të mbahen në një vend të veçantë.

Ai tha se tregtarët që shesin pesticide, të cilat u shkatërruan nga tërmetet me qendër, paraqesin rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.

Sipas tij, nëse uji i shiut përzihet me pesticidet, kjo do të shkaktonte një dëm të madh në shëndetin e popullatës, ndaj ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme, pasi pasojat do të jenë edhe më serioze se sa vetë tërmeti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/frike-per-shperthimin-e-nje-epidemie-pas-termetit-problem-zgjebja-dhe-terbimi/
https://a2news.com/2023/03/06/rete-lente-mbulojne-per-1-ore-qiellin-e-stambollit-banoret-ngjanin-si-ufo/
https://a2news.com/2023/03/06/provinca-turke-ku-po-dynden-te-kamurit-e-stambollit-pas-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos