Kursi i këmbimit, mbarojnë efektet sezonale, stabilizohet euro

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 14:56 | Ekonomi
Kursi i këmbimit, mbarojnë efektet sezonale, stabilizohet euro

Në një ekonomi si e jona me një nivel shumë të lartë euroizimi, çdo luhatje e kursit të këmbimit ndihet menjëherë nga të gjithë. Por në periudha krizash, lëvizjet e valutave mund të jenë kritike për një familje dhe vendimtare për mbijetesën e një biznesi.

Përgjatë muajve të verës, euro pësoi zhvlerësimin sezonal, që vjen nga fluksi i parave të turizmit. Qindra mijëra pushuesit nga Kosova dhe pamundësia e shumë shqiptarëve për të kapërcyer kufijtë, bënë që të kishte mjaftueshëm valutë në treg.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fillim të gushtit, monedha europiane preku nivelin më të ulët që prej nisjes së pandemisë, në 123.3 lekë. Por prej atëherë ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe tashmë duket se është stabilizuar në kuotën e 124.1 lekëve.

Një euro më e fortë është avantazhuese për familjet shqiptare që presin të ardhura nga emigrantët, si dhe për ata që marrin pagat në këtë valutë. Por nga ana tjetër, rritja e euros mund të pengojë bizneset eksportuese që detyrohet të ulin marzhin e fitimit, si dhe ata kredimarrës në valutë që detyrohen të paguajnë këste më të shtrenjta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos