Ky është ministri që pritet të zëvendësojë Jacinda Ardern në krye të partisë e qeverisë

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 22:27 | Bota
Ky është ministri që pritet të zëvendësojë

Chris Hipkins do të zëvendësojë Jacinda Ardern si lidere e partisë Laburiste dhe kryeministre e Zelandës së Re, pasi ishte i vetmi kandidat që do të nominohet për këtë rol. Lajmin e bëri të ditur Partia Laburiste në një deklaratë të shtunën.

Hipkins pritet të konfirmohet si lideri i ri pas një takimi mes 64 ligjvënësve të Laburistëve, ose Caucus, të dielën.

I zgjedhur për herë të parë në parlament për Partinë Laburiste në vitin 2008, 44-vjeçari Hipkins u bë një emër i njohur pas përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë pasi u emërua ministër për COVID-19 në nëntor 2020.

Hipkins është aktualisht ministër i Policisë, Arsimit, Shërbimi Publik dhe shërben si drejtues i Dhomës.

https://a2news.com/2023/01/19/nuk-kam-me-energji-per-te-vazhduar-kryeministrja-e-zelandes-se-re-jep-doreheqjen/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu