Shpërthen në flakë autobusi i shkollës më nxënës brenda, shkrumbohet i tëri

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 19:03 | Bota

Një autobus shkolle shpërtheu papritur në flakë, ndërsa brenda tij ishin tre fëmijë, të cilët u tmerruan nga ajo që ndodhi. Autobusi mori flakë në një zonë të populluar banimi në kryeqytetin anglez, Londër, duke dëmtuar gjashtë automjete të tjera dhe disa nga pronat përreth.

Një nga nënat e fëmijëve i mori të tre në shtëpi për t'i mbrojtur ata nga zjarri. Ata kishin zbritur të gjithë përpara se Brigada e Zjarrfikësve të Londrës të arrinte në Hackney, Londrën Lindore dhe të vinte nën kontroll flakët, që shkrumbuan plotësisht autobusin.

Fatmirësisht, shoferi e vuri re që diçka nuk shkonte dhe hapi krahun në anë të rrugës, duke shmangur kështu një tragjedi, ndërsa të tre fëmijët dhe shoferi janë në gjendje të mirë shëndetësore.  

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi