Ligji i ri, Ibrahimaj: Do të zbulohen emrat e përfituesve të dividentit

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 22:19 | Ekonomi
Ligji i ri, Ibrahimaj: Do të zbulohen emrat e përfituesve të

Në një intervistë në A2 Business me Aurora Sulçe, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se ligji i ri për tatimin mbi fitimin do të detyrojë që të zbulohen emrat e përfituesve të dividentit.

“Me ligjin e ri, subjektet do të duhet të deklarojnë se kujt i paguhet dividenti dhe vlera që paguhet. Të gjitha bankat dhe fondet e investimit paguajnë dhe një tatim në burim, i cili nuk është i identifikueshëm për kë paguhet.

Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, të gjitha institucionet do të deklarojnë emrat për të cilët mbahet tatimi në burim. Janë dy momente që ndihmojnë në rritjen e deklarimit të të ardhurave. Në këtë mënyrë do të eliminohet edhe informaliteti”, tha Ibrahimaj.

Më tej, ministrja theksoi se ky ligj do të ketë një efekt pozitiv edhe në buxhetin e shtetit. “Sjellja në drejtim të reduktimit të informalitetit, po ashtu ligjet që ne miratojmë kanë synim ulje e informalitetit dhe të rritjes së të ardhurave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos