Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Luftanija amerikane, 30 të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve të ushtrisë iraniane

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 22:48 | Bota
Luftanija amerikane, 30 të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë ditës së hënë në Ngushticën e Hormuzit, ku një anije e Rojes Bregdetare amerikane bëri rreth 30 të shtëna paralajmëruese ndaj një grupi anijesh të shpejta të Rojeve Revolucionare Iraniane.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby e gjithë kjo situatë u krijua pasi anijet iraniane nisën të kryenin manovra të rrezikshme pranë mjeteve lundruese amerikane.

6 anije të ushtrisë amerikane ishin duke shoqëruar një nëndetëse në Hormuz kur 13 varka iraniane u afruan me shpejtësi rreth tyre duke qëndruar jo më larg se 130 m.

“Ushtarakët amerikanë u përpoqën dhe ndoqën të gjitha procedurat e nevojshme, duke vendosur dhe kontakte radio, por nuk pati asnjë reagim. Më pas, anija “Cutter Maui” qëlloi rreth 30 herë dhe pas raundit të dytë të të shtënave anijet iraniane u tërhoqën”, u shpreh Kirby rreth incidentit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani