Makina del nga rruga, humb jetën e moshuara

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 19:31 | Kronikë
Makina del nga rruga, humb jetën e moshuara

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja me inicialet B. H., 77 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi