Mall plot dhe xhepa bosh, fermerët e ullirit në Dumre pa punëtorë dhe pa treg

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 12:28 | Aktualitet
Mall plot dhe xhepa bosh, fermerët e ullirit në Dumre pa

Qindra rrënjë ullinj, që përkthehen në qindra litra vaj, por në mënyrë paradoksale nuk përkthehen në të ardhura për fermerët që i kanë.

Për fermerët e Belshit vështirësitë janë të dyfishta. Ata nuk kanë krah pune për vjeljen, por edhe kur e realizojnë atë nuk kanë treg për ta shitur. “Prodhimi është shumë i mirë, por nuk kemi treg për ta shitur. Ata e marrin me 300 lekë litri, por 370 lekë është litri i vajit të kikirikut”, thotë një fermer.

“Vjelim gjithë ditën, ndërsa gjithë natën mendohemi se ku do ta çojmë vajin. Ne kemi ende atë të vitit të kaluar. Nuk ka një pikë grumbullimi. Ne punojmë krahëkëputur. Nëse do të kishte treg do të na shtohej dhe fuqia”, shprehet një tjetër fermere.

Ata e kanë braktisur kujdesin për ullinjtë në pritje të fëmijëve që të kthehen nga emigrimi. “Unë kam më shumë se 500 rrënjë ulliri. Të vijnë djemtë e të vjelin. Ne nuk kemi se çfarë të bëjmë”, shprehen të tjerë.

Kjo është situata në fushat me emër të Dumresë për prodhimet bujqësore, ku as fermerët dhe as institucionet shtetërore nuk e kanë gjetur gjuhën e duhur mes tyre për të kthyer në të ardhura prodhimin e bollshëm bujqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos