Masat kundër koronavirusit, paniku dhe abuzimi rritën çmimet në farmaci

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 13:11 | Aktualitet
Masat kundër koronavirusit, paniku dhe abuzimi rritën çmimet

Paniku dhe abuzimi i farmacistëve duket se janë shkaqet kryesore të rritjes se çmimit të maskave dhe materialeve dezinfektuese në farmacitë e gjithë vendit dhe njëkohësisht mungesës së tyre në tregun farmaceutik.

Kjo ka bërë që Prokuroria të nisë hetimet, ndërsa edhe vetë farmacistët dhe drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve në rrethe janë shprehur pro ndëshkimit të këtyre abuzimeve.

“Nuk jemi të furnizuar me maska. Koronavirusi është kthyer në panik. Ne do të donim të kishim maskat që njerëzit i kërkojnë sepse edhe i qetësojmë njerëzit në këtë mënyrë. Kemi mungesa edhe me dezinfektuesit e duarve”, thotë një farmaciste.

Ndërkohë, Prokuroria nga njëra anë dhe Autoriteti i Konkurrencës nga ana tjetër, kanë nisur verifikimet dhe punën hetimore për të ndëshkuar abuzuesit mes farmacistëve apo depove farmaceutike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos