Fundjava më e nxehtë e korrikut, termometri shënon 42 gradë Celsius. Kufizoni daljet në vapë

Nga Ornela Joti
17 Korrik 2026, 14:29 | Sociale

Ndryshimet klimatike po ndihen kudo. Temperaturat ekstreme dhe të zgjatura kanë prishur strukturën e stinëve të cilat nuk po i ngjasojnë më njëra-tjetrës, nga viti në vit.

Padyshim edhe kjo verë është më e nxehtë se ajo e një viti më parë, thonë meteorologët.

Muaji korrik ka nisur dhe do të mbyllet i nxehtë, me temperatura shumë të larta dhe që zgjatin për ditë të tëra, shkruan A2.  

E premtja dhe e shtuna e kësaj jave do të jenë ditët më të nxehta të verës deri tani. Termometri pritet të shënojë 42 gradë Celsius dhe rekordi i të nxehtit do të arrihet në Elbasan dhe Berat.

I nxehti përvelues ka shtuar problematikat shëndetësore në popullatë dhe fluksin e urgjencave në spitale e qendra shëndetësore. Rreth 400 pacientë i drejtohen çdo ditë urgjencës polivalente të QSUT, kryesisht me probleme të shkaktuara nga vapa.  

Fluksi i lartë i vizitave ndihet edhe në urgjencën e pediatrisë, por edhe në shërbimin infektiv, për shkak të gastro-interiteve nga ushqimet dhe virozat e stinës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos