Kjo simbolikë ishte ndoshta surpriza më e bukur për një përfitues nga amnistia në burgun e Drenovës.
Për të jeta e re do të ketë padyshim një ndryshim rrënjësor krahasuar me atë që ka bërë më parë, pasi familja e tij pritet të shtohet me dy fëmijë.
Ndërsa të dënuar të tjerë që përfituan nga amnistia, shpresojnë një jetë të re, secili të ndryshme nga njëri-tjetri, shkruan A2.
Një tjetër, jetën e re jashtë qelisë, shpreson ta shfrytëzojë pikë së pari për të rifituar të drejtën që i është mohuar.
Ndërsa të tjerë, jetën e re, pasi pranojnë mësimin që kanë marrë nga privimi i lirisë, shpresojnë ta ndërtojnë jashtë vendit.
Me shpresën që jeta e re të jetë sa më larg këtyre rrethimeve me gjemba, sfida u takon edhe institucioneve shtetërore, se sa mundësi do t’u japin këtyre personave të rifitojnë jetën dhe të riintegrohen sa më denjësisht në familje dhe shoqëri. (A2 Televizion)