Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm rihapi në qershor hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin tjetër, që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave.
Në dhjetor të vitit 2025, autori i mitur u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.
Ngjarja, që tronditi opinionin publik, ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor të vitit 2024 në Tiranë. Trupa gjykuese rrëzoi ankimimin e mbrojtjes, duke konfirmuar përgjegjësinë penale të të miturit.
Vendimi i Apelit e bën të formës së prerë dënimin, nëse nuk ndiqen mjete të tjera të jashtëzakonshme ligjore. Vrasja e Martin Canit hapi një debat të gjerë mbi sigurinë në shkolla dhe dhunën mes të rinjve. (A2 Televizion)