Kapet në Vlorë një gof gjigant 27 kg, peshkatarit iu deshën 30 minuta ta nxirrte nga deti

Nga Edi Ruçi
15 Korrik 2026, 12:06 | Aktualitet

Kapet në Vlorë një gof gjigant 27 kg, peshkatarit iu deshën

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish Gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.

Kapet në Vlorë një gof gjigant 27 kg, peshkatarit iu deshën

Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.

Kjo nuk është hera e parë që Armando Fili bëhet i njohur për kapjen e një peshku të përmasave të mëdha. Pak kohë më parë ai tërhoqi vëmendjen pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos