“Pasuritë” e të dënuarve: Nargjile, shpata lodër, frigoriferë e çanta luksi

Nga Gazment Janku
15 Korrik 2026, 12:48 | Kronikë

“Pasuritë” e të dënuarve: Nargjile, shpata

Lirimi i të dënuarve ka zbardhur dhe një anë tjetër të qëndrimeve në qeli. Me vete kanë marrë jo vetëm çanta me veshje, por dhe nargjile e frigoriferë. Madje pamjet tregojnë në dukje dhe aksesorë luksi.

541 të dënuar përfituan nga amnistia duke lënë qelitë së bashku me pajisjet personale, veshje apo objekte të reja

Pamjet e siguruara nga A2cnn tregojnë këtë të ri që me vete ka nargjilen, por edhe shpatën e tij lodër

Në krahun tjetër ky burrë të kujton momentet e zhvendosjes së shtëpisë duke marrë jo vetëm çantat, por edhe frigoriferin ku ka ruajtur ushqimet

Mes lotëve e përqafimeve shfaqet dashuria e malli, ndoshta edhe shpresa

Radhët në dyert e institucioneve të vuajtjeve të dënimit këtë të martë ishin të gjata, por edhe një pasqyrë e shtresëzimit të atyre që qëndrojnë Brenda qelive.

Disa me çanta të thjeshta e të tjerë sportivë që deri dje ndanin të njëjtin ambient e nga sot do të kenë rrugë të ndara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos