Turistët që vijnë nga Evropa Perëndimore nuk ka nevojë t’i joshësh me luks, pasi këtë standard kanë vite që e kanë në vendet e tyre.
Por, tradita dhe jeta e thjeshtë veçanërisht në zonat rurale duket se po kënaq më shumë turistët francezë, që vizitojnë juglindjen e vendit. Tradita kulinare e Kolonjës dhe natyrisht mikpritja dhe natyra kanë lënë më shumë se të kënaqur një grup turistësh francezë, të cilët midis të tjerave kanë marrë mësime edhe se si të përgatisin gatime tradicionale kolonjare.
“Për ne ishte e mrekullueshme të mësonim të gatuanim lakrorin dhe shihnim gratë si përgatisin ushqimin. Ajo që më pëlqen më shumë nga Kolonja është ushqimi bio, pamja e paprekur e natyrës dhe mikpritja e njerëzve "grua" është hera e parë në Shqipëri, kemi bërë një tur në gjithë vendin. Jemi të mrekulluar nga mënyra se si ju na trajtoni. Sajtet arkeologjike, natyra e sidomos ushqimi na ka kënaqur këto ditë. Mendoj se do rikthehemi përsëri”, tha një turiste, shkruan A2.
Mes natyrëssë paprekur, traditës dhe shijeve autentike, Kolonja po kthehet në një destinacion që nuk vizitohet thjesht për t'u parë, por për t'u përjetuar. Turizmi i kulinarisë, i ndërthurur me mikpritjen dhe jetën e përditshme të banorëve, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, duke e bërë këtë zone një nga më të kërkuarat në juglindje të Shqipërisë. (A2 Televizion)