Aktori i njohur nga Zelanda e Re, Sam Neill, i famshëm për rolet në filmat "Jurassic Park" dhe "The Piano", ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, familja e tij tha se vdekja e aktorit kishte qenë e papritur.
Në vitin 2023, Neill u diagnostikua me kancer, por në prill të këtij viti ai kishte bërë të ditur se ishte shëruar nga sëmundja.
Me një karrierë që zgjati më shumë se pesë dekada, Sam Neill interpretoi në mbi 150 filma dhe seriale, duke lënë gjurmë në kinemanë botërore. Roli i Dr. Alan Grant në trilogjinë "Jurassic Park" e shndërroi në një nga aktorët më të dashur të Hollivudit, ndërsa u vlerësua edhe për interpretimet në "The Piano", "Peaky Blinders" dhe shumë produksione të tjera, shkruan A2CNN.
Në vitin 2022, ai u nderua me titullin "Sir" për kontributin e tij në art dhe kulturë.
Sam Neill lë pas katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, ndërsa kolegë dhe admirues nga e gjithë bota kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një prej figurave më të respektuara të kinemasë. (A2 Televizion)