
Diplomati gjerman Dirk Schubel do të jetë përfaqësuesi i ri i posaçëm në Kosovë.
Pas emërimit nga Këshilli Europian, ai do të nisë mandatin 2-vjeçar më 1 shator, duke pasuar estonezin Aivo Orav.
Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, ku aktualisht drejton divizionin për Rusinë, në Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, shkruan A2.
Sipas vendimit të Këshillit Europian, mandati i Schubelit do të përqendrohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit.
Në dy vitet e fundit në këtë funksion ishte Aivo Orav. Në një nga deklaratat e fundit për mediat në Kosovë, Orav tha se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “nuk do të zhduket”. (A2 Televizion)