Natë zjarri mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që shkëmbyen valë të rënda sulmesh me raketa e dronë. Ushtria amerikane njoftoi se kishte goditur dhjetëra objektivë ushtarake, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrorë, radarë dhe zona raketash e dronësh.
Siç thuhet bombardimet ishin kundërpërgjigje e sulmeve iraniane ndaj anijeve në Hormuz.
“Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara ndërmorën sulme të tjera ndaj Iranit, me synimin për të vazhduar dobësimin e aftësisë së tij për të sulmuar marinarët dhe anijet tregtare që kalojnë lirisht nëpër Ngushticën e Hormuzit".
Republika Islamike ndërkohë u hakmor më një valë sulmesh që shënjestruan baza ushtarake amerikane në Kuvajt, Bahrein shkatërruan sisteme radarësh në Oman dhe goditën cisterna nafte dhe depo armësh në bazën ajrore Prince Hasan në Jordani.
Këto ishin të fundit në serinë e sulmeve që dy vendet kanë shkëmbyer gjatë ditëve të fundit, teksa Teherani përpiqet të vendosë kontrollin mbi lundrimin në Ngushticën e Hormuzit. Teherani pretendon se korridori i rëndësishëm tregtar mbetet i mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm, por SHBA këmbëngul se ngushtica është e hapur dhe se Teherani nuk e kontrollon atë.
Episodet e fundit të dhunës kanë hedhur dyshime mbi armëpushimin e arritur në qershor përmes një memorandum mirëkuptimi. Në një intervistë telefonike të dielën për Reuters, presidenti Trump tha se po e mundnin Iranin, ndërsa kryenegociatori i Teheranit, Muahamad Galibaf paralajmëroi se epoka e marrëveshje të njëanshme kishte marrë fund.
“Të thamë, mbaj fjalën ose paguaj çmimin. Realiteti po troket”, ishte mesazhi për Trump. Garda Revolucionare i bëri thirrje SHBA të heqë dorë nga ndërhyrja ushtarake në Hormuz, ose situata do të përshkallëzojë në incidente shumë më të rënda. Çmimi i naftës bruto u rrit me gati 5 përqind, mes rritjes se tensioneve ne Hormuz. (A2 Televizion)