Shërbimi i dermatologjisë në poliklinikën kryesore të Fierit në këto ditë po përballet me një fluks gjithnjë në rritje të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për simptoma të ndryshme që shfaqen në lëkurë. Sipas mjekëve dermatologë, në 24 orë paraqiten deri në 40 persona që kanë shqetësime të ndryshme me lëkurën.
Temperaturat e larta dhe rrezatimi i diellit prej javësh ka shtuar fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në poliklinikën qendrore të Fierit, për shkak të problem të ndryshme me lëkurën. Mjeku dermatolog tregon situatën dhe llojet e problemeve që shfaqen në këto kohë me lëkurën.
Mjeku jep edhe këshillat që duhen ndjekur veçanërisht gjatë ditëve të nxehta me rrezatim të lartë diellor.
Mjeku këshillon gjithashtu që kontrollet periodike veçanërisht të personave që kanë premisa për të shfaqur probleme me lëkurën janë mënyra më e mirë për të parandaluar komplikacionet e rënda të lëkurës. (A2 Televizion)