
Burime nga hetimi bëjnë me dije se për ekzekutimin e Sulës ka vepruar një autor i vetëm. Ai ka qëndruar i fshehur i shtrirë pas një peme dhe barishtet në arën që ndodhet përballë me banesën e Sulës. Në një largësi rreth 50 metra larg, ai ka qëndruar i fshehur aty dhe i maskuar për rreth 1 orë duke përfituar edhe nga errësira pasi rruga pranë vendit të ngjarjes nuk ka drita.
Ka pritur momentin që Edmond Sula ka lënë ambientet e lokalit pranë lagjes ku banonte dhe kur ka mbërritur në shtëpi, autori e ka qëlluat me tek plumb, ku dyshohet se ka përdorur armë të gjatë më dylbi. Pas krimit autori është larguar në këmbë nëpër ara dhe më pas dyshohet se është larguar me automjet të cilin e kishte fshehur në zonë.
Në vendngjarje ka edhe kamera sigurie në banesën e viktimës të cilët kanë fushëpamje nga rruga dhe pozicioni nga ku mund të ketë qëlluar autori. Kamerat po këqyren nga grupi hetimor. Pista kryesore e hetimit të ekzekutimit të 50-vjeçarit është ajo e mosmarrëveshjeve për çështje pronësie, por nuk përjashtohen as pistat e tjera. Sula njihej si një person me influencë në zonë. (A2 Televizion)