Kjo është simfonia e fundit që shkroi Bethoven. Atë kohë, ai vuante çdo ditë e më shumë humbjen e dëgjimit.
E shkroi atë nga viti 1822 e deri në vitin 1824,por kur e përfundoi, ai e kishte humbur plotësisht dëgjimin.
Më 7 maj të vitit 1824, kur u shfaq për here të parë në Vjenë, ai e pa koncertin i kthyer nga publiku vetëm për të ndjekur se si e priste publiku.
Ky mesazh si një thirrje për paqe dhe shumë shpresë vjen në Teatrin e Operas dhe Baletit, nën drejtimin e dirigjentit Facundo Agudin, me dirigjent kori Dritan Lumshin, ndërsa në skenë do të ngjiten solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, Amadi Lagha dhe Artur Vera, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e RTSH-së në një bashkëpunim të frytshëm me Orkestrën Simfonike dhe Korin e TKOBAP-së, shkruan A2.
Mundësia për ta shijuar këtë shfaqje është vetëm mbrëmjën e 14 korrikut, në skenën e madhe të Teatrit të Operas dhe Baletit. (A2 Televizion)