Kanye West në Tiranë, spektakël mbi glob, mes debatit të 4,2 mln eurove nga fondi rezervë

Nga Esmeralda Mali
12 Korrik 2026, 09:02 | Kulturë

Kanye West mbi glob. Skena tipike dhe vizionare e performancave të reperit me famë botërore shënoi gjurmët e saj edhe në Tiranë, përmes një spektakli elektrik në Kashar.

Në stadiumin "Eagle", fansa të shumë të mbërritur nga e gjithë bota shoqëruan këngëtarin duke kënduar një zëri këngët e tij; kjo edhe pse zyrtarisht u shitën vetëm 28 mijë bileta nga 60 mijë vende që ka gjithsej stadiumi...

Përpara se të ndizte dritat e skenës, artisti i njohur u prit në një takimin të veçantë nga Kryeministri Edi Rama në selinë e qeverisë.

Ky koncert u mbajt teksa po zhvillohet një debat i fortë politik. Qeveria alokoi 4.2 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit për këtë event, një lëvizje që kryeministri e mbrojti duke thënë se shmangu dështimin dhe se vendi do të fitojë shumë më tepër nga turizmi dhe imazhi.

Pikërisht për këtë fond, opozita dhe Kreu i Shqipëria kanë ndërmarrë hapa  ligjorë.  Adriatik Lapaj e çoi Aktin në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar deri shfuqizmin e vendimit të  qeverisë, ndërsa PD ka parlajmëruar kallëzim ne SPAK.

Gjate koncertit Partia Demokratike shpërndau edhe një video me thirrjet  që shoqërojnë protestën "Rama, jep dorëheqjen!", refren që u dëgjua edhe me largimin e fansave

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos