Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron: Investim në imazhin e Shqipërisë turistike me impakt në ekonomi

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 09:09 | Politikë

Koncerti i Kanye West, Rama ndan pamjet me dron: Investim në imazhin e

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet me dron nga koncerti i Kanye West në Tiranë, duke e konsideruar eventin investim në imazhin e Shqipërisë turistike, me ndikim në ekonominë e vendit. Kreu i qeverisë thotë se 80 kombësi të ndryshme u bënë dje bashkë në koncertin kult të Kanye West.

MIRËMËNGJES

dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri në postimin në rrjetet sociale.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos