
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor nacional Lushnje-Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan.
Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë një e moshuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2.
Në momentin e aksidentit janë gjendur forcat e ushtrisë, të cilat kanë disiplinuar trafikun deri në ardhjen e Policisë Rrugore në vendngjarje.
Sipas të dhënave të para, automjeti tip Benz ka përplasur automjetin tip Volkswagen nga pas.
Policia e qarkullimit rrugor pritet të dokumentojë ngjarjen dhe të hedhi dritë mbi shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)