Kërcënohen Trump, Netanjahu dhe Meloni, SHBA sulmon ashpër Iranin, mbyllet sërish Ngushtica e Hormuzit

Nga Xhevahir Qardaku
12 Korrik 2026, 08:55 | Bota

Kur Hormuzi mbyllet, lufta rihapet… Ushtria amerikane ka sulmuar ashpër Iranin duke goditur 140 shënjestra të ndryshme ushtarake. Sipas Komandës Qendrore, objektivat përfshinin vende raketash dhe dronësh, asete detare, depo municionesh, rrjete komunikimi dhe poste mbikëqyrjeje bregdetare.

Reagimi i Shteteve të Bashkuara vjen pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit, për të cilin fajësoi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Ky shënon raundin e tretë të bombardimeve amerikane brenda një jave dhe vjen pasi udhëheqësit e të dyja vendeve lëshuan kërcënime publike.

Përshkallëzimi i ri sjell njëkohësisht njoftimin e Iranit për një mbyllje të re të Ngushticës. Media shtetërore iraniane pretendoi se forcat e saj ishin hakmarrë duke synuar vendet dhe asetet ushtarake amerikane në Kuvajt, Katar dhe Bahrein. “Hakmarrja është e pashmangshme”.

Këto janë katër fjalët kërcënuese në persisht në një seri prej 13 fotosh të liderëve botërorë të veshur me kostume portokalli tipike për të burgosurit amerikanë, të botuara nga gazeta iraniane  Hamshari. Përveç kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, të vetmit që kanë gjithashtu një shënues të shtypur në ballë, është edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Dhe aty shkruhet gjithashtu: “Kriminelët do të marrin në varre dëshirën për një vdekje paqësore”, një mënyrë jo aq e fshehur për të nënkuptuar se ata duhet të presin një vdekje të dhimbshme, si pasojë e bashkëpunimit të tyre të dyshuar në sulmet që shkaktuan vdekjen e ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos