Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Bërxullë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2026, 01:08 | Kronikë
Vritet me armë zjarri 50-vjeçari në Bërxullë

Një 50-vjeçar, i identifikuat si Edmond (Ali) Sula ka mbetur i vrarë me armë zjarri pak pas mesnate, raporton A2 CNN. 

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se u qëllua teksa po hynte në shtëpi. 

"Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar", tha policia.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos