Muaji shtator ka shënuar rritje të sëmundshmërisë në popullatë. Pas sezonit turistik dhe fillimit të shkollës janë aktivizuar një sërë virozash në qarkullim si dhe janë rritur infektimet nga Covid. Drejtues të Institutit të Shëndetit publik konfirmojnë për A2 se aktualisht Covid-19 po mbizotëron në popullatë kundrejt virozave të tjera. (A2 Televizion)