
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë lojtari i ri i Fenerbahçes. Klubi turk ka konfirmuar transferimin përmes një shënimi në rrjetet sociale.
“Informacion për transferim. Futbollisti Vedat Muriqi, me të cilin klubi ka arritur marrëveshje në parim, do të arrijë në Stamboll sonte në mbrëmje për t’i kryer testet mjekësore dhe për ta kompletuar fazën e fundit të negociatave të transferimit”, ka shkruar ndër të tjera klubi turk.
Kujtojmë që Muriqi zhvilloi një sezon fantastik me Majorkën, duke shënuar 23 gola, dy më pak se ylli francez Mbappe. (A2 Televizion)