Musk mbështet "gjyqet e Nurembergut" për bandat e përdhunuesve pakistanezë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 18:11 | Bota

Musk mbështet "gjyqet e Nurembergut" për bandat e

Elon Musk ka mbështetur gjyqet dhe ekzekutimet në stilin e Nurembergut për bandat pakistaneze të përdhunimit që abuzuan me vajzat britanike. Të paktën 250,000 vajza u përdhunuan nga bandat, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.

I publikuar nga udhëheqësi i “Restore Britain”, Rupert Lowe, raporti zbuloi se bandat kryesisht pakistaneze vepronin në pothuajse gjysmën e komunave të Mbretërisë së Bashkuar për dekada të tëra, duke i nënshtruar kryesisht vajzave të bardha britanike, që në moshën 11 vjeç, të binin pre e abuzimeve seksuale, duke përfshirë përdhunimin nga qindra burra dhe tortura të ndryshme.

E djathta britanike reagoi me indinjatë. “Duhet t’i bëjmë Gjyqet e Nurembergut të duken si një piknik”, shkroi në Twitter ‘Zoomer Historian’, një llogari e njohur e X. “Askush i përfshirë nuk duhet t’i shpëtojë dënimit me vdekje.” Në një përgjigje me një fjalë, pronari i X, Musk, shkroi “po”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos