Sekuestrimi i pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë prish vendimin, rikthehet në Apel çështja

Nga Armand Bajrami
18 Qershor 2026, 18:16 | Kronikë

Sekuestrimi i pasurive të Ahmetajt, Gjykata e Lartë prish vendimin,

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e sekuestrimit të pasurive të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe të kthejë çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm me një trupë të re gjykuese.

Kujtojmë që ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave vijon të jetë në arrati. 

Pas nisjes së hetimit ndaj tij, me kërkesë të SPAK janë bllokuar gjashtë pasuri, nga të cilat dy vila në Palasë e Hamallaj, dy apartamente dhe dy llogari bankare në banka të nivelit të dytë me vlerë 124 mijë euro në total.

Vendimi ishte ankimuar nga avokatët e Arben Ahmetajt.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos