Pëllumb Gjoka dënohet me 9 vite burg

Nga Armand Bajrami
18 Qershor 2026, 15:29 | Kronikë

Pëllumb Gjoka dënohet me 9 vite burg

Gjykata e Posaçme dënon me 9 vite burg biznesmenin, Pëllumb Gjoka. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 6 vite.

Ardit Hasanbega u dënua me 7 vjet e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 5 vite.

Të pandehurit akuzoheshin për "sigurim të kushteve për të kryer vrasje", "korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë" dhe "armëmbajtje pa leje".

Gjoka u fajësua për  "sigurim kushtesh për të kryer vrasje" në dëm të, Kleanthi Musabelli, Dorjan Duli dhe Ibrahim Lici për "grup kriminal" dhe për "korrupsion të funksionarëve të drejtësisë". Për "armëmbajtjen pa leje" mori pafajësi.

Ndërsa ish zyrtari i Policisë, Ardit Hasanbegaj, u fajësua për "sigurim kushtesh për të kryer vrasje" ndaj Dorjan Dulir e Ibrahim Licit dhe për "grup kriminal".

Ndaj tij u dha edhe dënimi plotësues i heqjes të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos