48 ekipet e Botërorit, nga debutueset, te rikthimet dhe superfuqitë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 16:32 | Futboll

Kupa e Botës 2026 ka hyrë në histori si edicioni i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse. Ky zgjerim ka sjellë histori të reja dhe emra që nuk i kishim parë më parë në skenën më të madhe të futbollit.

Për herë të parë në histori, në një Botëror po marrin pjesë vende si Kepi i Gjelbër, Jordania, Uzbekistani dhe Curaçao. Për këto kombëtare, vetëm kualifikimi konsiderohet një sukses historik. Curaçao jo vetëm debutoi në turne, por arriti të shënojë edhe golin e parë në historinë e saj në Kupën e Botës, duke shkaktuar festë të madhe mes tifozëve.

Ndërkohë, disa vende si Norvegjia, Iraku dhe Algjeria janë rikthyer pas mungesash të gjata në kompeticion. Botërori 2026 po dëshmon se futbolli vazhdon të zgjerojë kufijtë e tij, duke u dhënë mundësi vendeve të reja të ëndërrojnë dhe të shkruajnë historinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos