
Të shtunën kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar socialist që do të mbahet rreth orës 10:00 në Pallatin e Brigadave, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.
Mbledhja vjen ndërkohë që protestat qytetare pritet të hyjnë sot në ditën e 19-të, protesta që nisën kundër projektit në Zvërnec dhe tashmë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Së fundmi brenda kampit socialist kemi një tjetër zhvillim, largimin e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS dhe daljen si deputete e pavarur. (A2 Televizion)