Super ndeshja Angli-Kroaci, luaneshat parashikuese në Amerikë, ja kë zgjedhin fitues

Nga Dea Kozma
17 Qershor 2026, 16:24 | Futboll

Bota ka një parashikues të ri… dhe është një kope luaneshash në Kopshtin Zoologjik në Dallas të Shteteve të Bashkuara. Shpresat e Anglisë para ndeshjes për fat të mirë morën një goditje të fortë kur tre luaneshat mbështetën Kroacinë për fitore në super ndeshjen e raundit të parë në Kupën e Botës, shkruan A2 CNN. Zgjedhja ishte paksa ironike, pasi luanët përfaqësojnë kafshën e vendosur në stemën e ekipit kombëtar anglez.

Lina, Bahati dhe Jasiri u joshën me ushqim të fshehur poshtë topave të futbollit prej letre të zbukuruar me flamuj të Anglisë dhe Kroacisë. Për zhgënjimin e një kujdestareje të kopshtit zoologjik, luanët ecën drejt e në anën kroate për të ngrënë. “Luanët padyshim zgjodhën Kroacinë. Unë jam tifoze e Anglisë, kështu që ky ishte një rezultat zhgënjyes për mua”, tha Maggie Kloza, e cila planifikon të jetë në stadium.

Zgjedhja e orakullit të kafshëve nuk ishte e rastësishme. Kloza kishte vënë re një përputhje të natyrshme midis banorëve të kopshtit zoologjik dhe stemës së famshme të Anglisë. Përtej parashikimit, ushtrimi kishte një qëllim më serioz, duke i inkurajuar kafshët të gjuanin dhe të kërkonin ushqim. Anglia do të takohet me Kroacinë në Grupin L sonte. Mbetet për t’u parë nëse luaneshat do të dalin më të mençura se ekspertët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos