Kuriozitete nga Botërori: Brazili në çdo edicion, Klose rekordmen dhe Pele...

Nga Dea Kozma
16 Qershor 2026, 17:53 | Futboll

Kombëtarja e Brazilit është e vetmja që ka marrë pjesë në çdo edicion të Kupës së Botës që nga viti 1930 dhe Seleção ka më shumë trofe se çdo kombëtare tjetër: 5.

Në Botërorin e vitit 1950, finalja mes Brazilit dhe Uruguait u ndoq nga mbi 170 mijë tifozë në stadiumin “Maracana”, çka konsiderohet rekordi më i madh i pjesëmarrjes në histori.

Trofeu origjinal i Kupës së Botës, “Jules Rimes”, u vodh dy herë. Herën e parë, ai u gjet nga një qen i quajtur “Pickles” në Angli.

Miroslav Klose mban rekordin për numrin më të madh të golave të shënuar në historinë e Botërorit: 16.

Në vitin 1966, kombëtarja e Koresë së Veriut tronditi botën duke mposhtur Italinë me rezultatin 1-0. Ishte një nga surprizat më të mëdha në historinë e turneut.

Pelé ishte vetëm 17 vjeç kur fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 1958.

Goli më i shpejtë në historinë e Botërorit u shënua nga Hakan Shykyr pas vetëm 11 sekondash në ndeshjen Turqi – Kore e Jugut, në vitin 2002.

Roger Mila u bë lojtari më i vjetër që shënoi gol në një Botëror, në moshën 42-vjeçare.

Në Botërorin e vitit 1994, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, finalja u vendos për herë të parë me penallti. Brazili mposhti Italinë pasi Roberto Baggio humbi penalltinë vendimtare.

Kroacia arriti deri në finale në Botërorin e vitit 2018, edhe pse vendi ka më pak banorë se shumë qytete të mëdha evropiane. Ishte një nga historitë më të pabesueshme të futbollit modern. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos