“Vallëzimi i fundit”, yjet e futbollit për herë të fundit në Botëror

Nga Dea Kozma
16 Qershor 2026, 15:51 | Futboll

“Vallëzimi i fundit”, yjet e futbollit për herë

Botërori 2026 pritet të jetë skena e fundit për disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit modern. Një brez që dominoi futbollin për më shumë se një dekadë duket se po përgatitet për “vallëzimin e fundit”, me shumë yje që pritet të luajnë Kupën e tyre të fundit të Botës.

Në portë qëndron legjenda meksikane Oçoa, i cili është bërë simbol i Botërorëve me pritjet spektakolare kundër skuadrave të mëdha. Para tij, mbrojtja udhëhiqet nga Virxhil van Dajk, lideri i Holandës, së bashku me Nikolas Otamendin e Argjentinës dhe Danilon e Brazilit, futbollistë me eksperiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Mesfusha sjell klas, eksperiencë dhe histori. Luka Modriç, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2018, vazhdon të jetë zemra e Kroacisë edhe në fundin e karrierës së tij. Kevin De Brujne mbetet dirigjenti i Belgjikës, ndërsa Son Hjun-Min dhe Hames Rodrigez janë ende figurat kryesore të vendeve të tyre.

Në sulm ndodhen tre ikona absolute të futbollit modern: Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Dy rivalët historikë, mbyllin një epokë që ndryshoi historinë e futbollit. Ndërkohë Salah vazhdon të mbetet një nga lojtarët afrikanë më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Është një brez që ka fituar Champions League, Topa të Artë, kampionate dhe trofe historikë, por mbi të gjitha ka frymëzuar miliona tifozë në mbarë botën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos