
Kupa e Botës 2026, pritet të jetë spektakolare. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve dhe favoritët arrijnë të mbyllin grupet në vendin e parë, Botërori 2026 mund të dhurojë disa nga çerekfinalet më të bukura në historinë moderne të turneut, shkruan A2 CNN. Formati i ri me 48 skuadra ka krijuar një rrugëtim më kompleks, por simulimet dhe parashikimet e ekspertëve po projektojnë përballje “big” që në fazat finale.
Një takim me mjaft interes është përplasja mes France dhe Gjermanisë. Dy gjigantët europianë mund të vendosen përballë njëri-tjetrit shumë herët për shkak të shortit të vështirë. Një tjetër çerekfinale e mundshme është ajo mes Spanjës dhe Portugalisë. Spanja hyn si kampione e Europës dhe një nga favoritët kryesorë për trofeun, ndërsa Portugalia vazhdon të mbështetet te talenti i jashtëzakonshëm ofensiv dhe eksperienca e Kristiano Ronaldos në Botërorin e tij të fundit.
Në anën tjetër të tabelës, mund të kemi një super ndeshje mes Argjentinës dhe Holandës, ndërsa Brazili përballet me Anglinë në atë që do të ishte ndoshta mund të jetë çerekfinalja më e fortë e gjithë turneut. Sigurisht, Botërori ka treguar gjithmonë se surprizat janë pjesë e ADN-së së tij dhe skuadra si Japonia, Senegali apo dhe të tjera, mund të prishin çdo skenar të parashikuar. Por në letër, këto janë çerekfinalet që futbolli botëror ëndërron të shohë. (A2 Televizion)