Raporti për Shqipërinë në PE, PD zhvillon takime në Strasburg

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 18:15 | Politikë

Raporti për Shqipërinë në PE, PD zhvillon takime në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputeten Jorida Tabaku dhe nënkryetarin e Kuvendit Agron Gjekmarkaj, zhvilluan një vizitë në Strasburg, ku po diskutohet raporti vjetor për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit e PD zhvilluan takime me raporterin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder, dhe bashkëraporterin e Grupit PPE, Andrey Kovatchev.

Sipas njoftimit të tyre, raporti dhe numri i lartë i amendamenteve të propozuara (rreth 300) reflektojnë vëmendjen që institucionet europiane i kushtojnë çështjeve të lidhura me procesin zgjedhor, sundimin e ligjit, korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Ata theksuan gjithashtu se në raport trajtohen edhe çështje që lidhen me kuadrin ligjor dhe zhvillimet politike në vend, si dhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos