Gati edhe Panairi i Librit në Kosovë

Nga Luela Myftari
16 Qershor 2026, 19:34 | Kulturë

Gati edhe Panairi i Librit në Kosovë

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka njoftuar se më 17 qershor do të hapet edicioni i 26-të i Panairit të Librit “Prishtina 2026”. Panairi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 21 qershor.

Me moton “Libri hap botën”, në panairin e këtij viti do të marrin pjesë rreth 100 botues shqiptarë, ndërsa do të prezantohen afro 2000 tituj të rinj dhe rreth 6000 tituj të botimeve të viteve të fundit.

Gjatë pesë ditëve të panairit do të organizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime librash dhe takime me autorë vendas e ndërkombëtarë, ndërsa i ftuar nderi i këtij edicioni do të jetë shkrimtari italo-francez Francesco Rapazzini.

Hyrja është si gjithmonë pa parë, si në çdo festë të librit.

Gati edhe Panairi i Librit në Kosovë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos