
Franca e nisi në mënyrën më të mirë Botërorin, duke mposhtur Senegalin 3-1 falë dopietës së Kylian Mbappé dhe golit të Barcola-s.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe disi të përgjumur, “gjelat” ndryshuan ritëm në fraksionin e dytë, duke dominuar ndeshjen dhe siguruar tre pikët e para në Grupin I.
Për Senegalin, Jackson dhe Mbaye ishin ndër lojtarët më të spikatur, por nuk arritën të shmangnin humbjen përballë francezëve.
"Blutë" zhbllokuan sfidën në minutën e 66-të me Mbappe-në, ndërsa Barcola dyfishoi avantazhin dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt.
Kur gjithçka dukej e mbyllur, Mbaye ngushtoi diferencën për Senegalin në minutën e pestë shtesë, duke rikthyer për pak çaste emocionet.
Megjithatë, vetëm një minutë më vonë, Mbape vulosi përfundimisht fitoren e “Gjelave” me një supergol, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 3-1. (A2 Televizion)