Trump në Samitin G7: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, marrëveshja garanton sigurinë

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 22:13 | Bota

Trump në Samitin G7: Irani nuk do të ketë kurrë armë
Në kuadër të Samitit të G7, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin përcakton qartë se Teherani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.

Gjatë një prononcimi para takimit dypalësh me Mohamed bin Zayed Al Nahyan, presidenti amerikan theksoi se dokumenti ndalon Iranin të blejë, zhvillojë apo zotërojë armë bërthamore.

“Ja çfarë thotë marrëveshja: Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore. Nuk do të ketë mundësi të blejë, të zhvillojë apo të zotërojë një të tillë. Kjo është pothuajse 99.9% e asaj që kam kërkuar gjithmonë”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se mund të mbajë edhe një konferencë për shtyp ku do të lexojë tekstin e memorandumit fjalë për fjalë, me qëllim që media ta raportojë atë me saktësi.

Trump u ndal gjithashtu te çështja e lundrimit në ngushticë, duke theksuar se ajo do të mbetet e hapur dhe pa tarifa. “Ngushtica do të jetë e hapur pa pagesë dhe kjo do të vazhdojë edhe përtej 60 ditëve”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos