
Në margjinat e Samitit të G7 në Francë, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni shkëmbyen batuta miqësore që tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve.
Gjatë një bisede ku Meloni dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po bënin shaka për marrëdhënien e afërt mes lideres italiane dhe presidentit amerikan, Meloni u shpreh se ata kanë qenë gjithmonë miq, shkruan A2CNN.
Trump iu përgjigj me humor duke thënë: “Më braktise”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve. Kryeministrja italiane reagoi menjëherë me një buzëqeshje, duke i kthyer përgjigjen: “Jo, nuk të kam braktisur”.
(A2 Televizion)