Ronaldo vendos rekord, por Portugalia ndalet nga Kongo. Mesazhi i 41-vjeçarit pas ndeshjes zhgënjyese  

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 23:11 | Futboll

Ronaldo vendos rekord, por Portugalia ndalet nga Kongo. Mesazhi i

Cristiano Ronaldo u bë lojtari më i vjetër në fushë që nisi nga minuta e parë një ndeshje Botërorit, por Portugalia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Kongos.

Ronaldo u shfaq i frustruar ndërsa Portugalia e mbushur me yje u detyrua të ndante pikët kundër Kongos, e cila po bënte paraqitjen e saj të parë në Kupën e Botës pas 52 vitesh dhe fitoi pikën e saj të parë në skenën globale.

Të gjithë sytë ishin te 41-vjeçari Ronaldo pas sukseseve historike të Lionel Messit për kampionët në fuqi të Argjentinës, pasi tetë herë fituesi i Topit të Artë shënoi një tripletë duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Ronaldo, duke barazuar suksesin e Messi-t për t’u paraqitur në një Kupë Bote të gjashtë, nuk pati të njëjtin ndikim në stadiumin NRG të Hjustonit.

Në një reagim në rrjetet sociale Ronaldo shkruan: “Nuk ishte fillimi që deshëm, por jemi ende larg fundit. Kokën lartë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos