Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë

Nga Edi Ruçi
17 Qershor 2026, 22:33 | Kronikë

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor

Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.

Fatmirësisht, të dy qytetarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore, shkruan A2CNN. 

Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme.

Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos