55-vjeçari Skënder Nika i cili mëngjesin e kësaj të mërkure u dhunua së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Arst të Fushë Arrëzit, ka folur nga ambientet e spitalit mbi personat që e dhunuan dhe kërcënimet që i kanë bërë edhe për djalin e tyre.
Sipas tij shkaku i kësaj dhune mund të jetë fakti që Nika dhe familja e tij shkojnë në mal për të mbledhur dredhëza dhe persona të paidentifikuar sipas tij kanë ndaluar të shkojnë me pretendimin se nuk është toka e tyre.
Sakaq policia ka dyshime se autorë të kësaj dhune mund të jenë disa bashkëfshatarë të Skënder Nikës të cilët janë shpallur në kërkim edhe për kultivim të kanabis sativa. Ndërsa vetë Nika ndihet i kërcënuar edhe për jetën e familjes së tij pasi punët e përditshme i kanë në ara dhe male. (A2 Televizion)