“Opozitën e pengon faktori Berisha”, Shehi debaton me Koplikun. Demokrati: Në Hungari s’kishte patronazhistë!

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 22:05 | Politikë

 

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu debatoi me drejtuesin e programit Brain Gain në PD, Ted Kopliku si dhe deputetin Klevis Balliu mbi mënyrën si mund të rrëzohet kryeministri Rama nga opozita aktuale.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Shehu theksoi se opozita shqiptare do të duhej të sakrifikonte për t’u bashkuar sikurse ndodhi në Hungari, por sipas tij e pengon faktori Berisha.

Kopliku kundërshtoi idetë e Shehit duke theksuar se në Hungari nuk kishte patronazhistë dhe shtet të shkrirë me krimin. Po ashtu Balliu theksoi faktin që në Hungari mediat ishin kundër Orbanit.

DEBATI

Shehi: Opozita shqiptare, me gjithë faktorët që ka brenda, duhet të kuptojë një gjë që nëse nuk bën disa sakrifica atje, nuk mund ta rrëzojë këtë që është sot. E patë ju çfarë bën hungarezët? Sigurisht një popull shumë më i emancipuar se sa ne. Edhe Orbani i pathyeshëm dukej si Rama. Doli një nga establishmenti i atij dhe gjithë populli hungarez votoi atë. Sot në Hungari s’ka të majtë në Parlament. E gjithë e majta hungareze u vetësakrifikua për ta rrëzuar të keqen.

Balliu: 90 për qind e mediave në Hungari ishin kundër Orbanit, këtu i ke 100 për qind të mediave në shërbim.

Shehi: Duhet t’i japësh siguri që s’vjen ai tjetri. Nëse ju keni një faktor negativ që e pengon popullin të bashkohet kundër Ramës, duhet ta mendoni këtë punë vetë.

Balliu: Ne s’kemi asnjë faktor negativ, por një pushtet që vjedh zgjedhjet.

Kopliku: Votën e diasporës ai e administronte përmes sistemit të patronazhimit siç ka siguruar votat këtu. Krahasimi me Hungarinë nuk qëndron në asnjë mënyrë. Në Hungari s’ekziston që shteti dhe krimi janë shkrirë bashkë që nga 2013-ta, nuk ekziston sistemi i patronazhimit që i detyron njerëzit të votojnë. E treta ky entuziazmi s’ka si të jetë i përjetshëm nëse nuk kanalizohet në kërkesa konkrete.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos