
Policia e Tiranës ka proceduar 23 persona, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, pasi sipas saj kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë tubimit.
“Nga verifikimet e kryera rezultoi se disa nga pjesëmarrësit në tubim kanë organizuar dhe drejtuar pjesëmarrësit, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës, ndryshe nga itinerari i njoftuar paraprakisht”, tha policia.
Në lidhje me këtë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë proceduar penalisht 23 shtetas, konkretisht: Luciana Kokaj, Alben Kola, Arilda Lleshi, Edviol Kulluri, Albion Nikolli, Visuar Dalipi, Endri Zela, Xhesion Petoku, Igli Rrushi, Juxhin Shima, Arbër Hyseni, Xhuliano Buga, Shkëlzen Bushi, Erik Qamili, Tom Hasani, Sara Muja, Emigreta Krasniqi, Dita Krasniqi, Arbër Lleshi, Leonard Duraj, Romeo Stafa, Emir Lecini, Besard Kaimi.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. (A2 Televizion)